Pazzini te Interi, zyrtarizimi të premtën

dardanmiftari | Thursday, January 27, 2011 | 0 Komente

Interi ka transferuar sulmuesin e Sampdorias, Giampaolo Pazzini, por zyrtarizimi do të bëhet vetëm të premtën, e jo ashtu siç kanë bërë të ditura portalet e mediumet tjera vendore e ndërkombëtare, të cilat tashmë e ‘zyrtarizuan’ transferimin.
Sky Sport Italia njofton se Interi ka arritur marrëveshje me Sampdorian për shërbimet e sulmuesit italian, për të cilin Nerazzurët do të paguajnë 12 milionë euro në dorë plus dy lojtarët tjerë Luca Caldirola dhe Jonathan Biabiany.
Marrëveshja është arritur pas negociatave të gjata të cilat filluan mëngjesin e sotëm dhe patën për rezultat nënshkrimin e marrëveshjeve pasdite. Një zyrtarizim nga klubi Nerazzur pritet të bëhet vetëm të premtën, me futbollistin që do të nënshkruajë kontratë të vlefshme 4.5 milionë euro për sezon, e cila do ta mbajë atë në Meazza deri në vitin 2015.
Ky transferim i Nerazzurëve vjen pas problemeve në repartin ofensiv, i cili u prek nga lëndimi i Diego Militos.
Pazzini ka shkëlqyer për Sampdorian dy sezonet e fundit, duke realizuar 36 gola në 75 paraqitje, pa përjashtuar dhe paraqitjet në fanellën e kombëtares italiane.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...