Mexes nuk ngutet për vazhdimin e kontratës
Mbrojtësi i Romës, Philippe Mexes, shpreson që bisedimet e reja do të çojnë deri te vazhdimi i kontratës, e cila skadon në qershor të këtij viti.
Është spekuluar se 28-vjeçari do të largohet nga klubi kryeqytetas, pasi që skuadra nuk ka bërë një ofertë për zgjatjen e kontratës, mirëpo lojtari mendon se, përkundër shtyrjes, do të arrihet një marrëveshje.
“Raporti im me Romën ka qenë gjithmonë i bazuar në transparencë dhe besim, ndërsa unë gjithmonë kam thënë se nuk duhet të ngutemi për të ardhmen time. Do të ketë kohë dhe mënyra për të diskutuar për kontratën time të re”, ka thënë francezi për Tuttomercatoweb.com.
Category: Futboll
0 Komente