Alves: Do të bëj gjithçka për të qëndruar

dardanmiftari | Monday, February 07, 2011 | 0 Komente

Mbrojtësi brazilian Dani Alves thotë se prioritet për të është qëndrimi te Barcelona, dhe shton se do të bëjë gjithçka që është e mundur për të vazhduar kontratën me Blaugranët.
Kontrata aktuale e Alves skadon në vitin 2012, ashtu që bisedimet me klubin për vazhdimin e kontratës kanë filluar më herët.
Mirëpo, të dyja palët kanë vështirësi për të arritur në një pikë të përbashkët sa u përket çështjeve ekonomike, ndërkohë që spekulohet se Chelsea dhe Manchester City janë të gatshëm që ta transferojnë brazilianin.
“Jam duke përjetuar momente të cilat asnjëherë më parë nuk i kam parë dhe ky klub tashmë është në zemrën time”.
“Klubi e di se unë preferoj të qëndroj te Barca. Prandaj do të luftoj me gjithë fuqinë time që të qëndroj këtu, sepse Barca është ëndrra ime”, ka thënë Alves në emisioni el Marcador në Barca TV.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...