Mourinho: Vendi i dytë nuk është i keq

dardanmiftari | Monday, February 07, 2011 | 0 Komente

Përkundër fitores prej 4-1 kundër Real Sociedadit, Real Madridi mbetet shumë prapa Barcelonës (shtatë pikë) në garën për titull, mirëpo kjo duket se nuk e shqetëson shumë trajnerin e Los Blancos, Jose Mourinho.
Portugezi ka lëvduar lojtarët e tij për paraqitjen e të dielës mbrëma në Bernabeu, duke veçuar brazilianin Kaka, Adebayorin, Diarran, Ozilin dhe Ronaldon.
Ndërkaq, duke folur për garën për titull, ai ka thënë se ekipi i tij do t’ia vështirësojë punët Barcelonës deri në fund të kampionatit, ndërsa ka shtuar se nuk ka asgjë për t’u turpëruar edhe nëse Reali zë vendin e dytë.
“Gjëja e rëndësishme është që të mos i dhurojmë asgjë Barcelonës në kampionat. Unë kam përfunduar vetëm një herë i dyti, në sezonin tim të tretë me Chelsean, dhe nëse ndodh kjo atëherë nuk ka asgjë të keqe”, ka thënë Mourinho për Marca.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...