Santon kapiten i Italisë U-21

dardanmiftari | Monday, February 07, 2011 | 0 Komente

Trajneri i përfaqësueses së Italisë nën 21-vjeç, Ciro Ferrara, ka thënë se Davide Santon do të jetë kapiten i kësaj skuadre.
Mbrojtësi i krahut të majtë, i cili është i huazuar te Cesena nga Interi, i ka lënë përshtypje Ferraras, i cili mendon se lojtari ka potencialin e duhur për të udhëhequr bashkëlojtarët e tij.
“Kam folur me Santonin këtë mëngjes dhe mendoj se ai e ka rastin që të ‘rikthejë’ veten dhe të jetë sërish protagonist”.
“Unë mund të them gjithashtu se ai do të jetë kapiteni ynë”, ka thënë ish-trajneri i Juventusit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...