Ronaldo, njeriu i rekordeve

Ilir Tërstena | Thursday, April 25, 2013 |


Cristiano Ronaldo është njeriu i rekordeve. Ylli portugez, me golin e shënuar mbrëmë ndaj Borussia Dortmundit, arriti në kuotën e 12 golave në Ligën e Kampionëve, të shënuara për një sezon, nga 11 ndeshje të zhvilluara, duke e barazuar rekordin e legjendës së Real Madridit, Feren Puskas.
Jo vetëm kaq. CR7 ka shënuar 21 gola në 18 ndeshjet e fundit në Champions, pothuajse sa e gjithë skuadra e Jose Mourinhos, e cila gjatë kësaj periudhe ka realizuar 24 gola.
Ronaldo ka shënuar në secilën nga tetë ndeshjet e fundit të ‘Los Blancos’, duke arritur në kuotën e 51 golave në 50 ndeshje këtë sezon. Ish futbollisti i Manchester Unitedit ka shënuar 31 gola në La Liga, duke u bërë futbollisti i parë madrilen që shënon së paku 30 gola në tre sezone të ndryshëm.
Gjithashtu, Ronaldo u bë futbollisti i parë në histori të Championsit që shënon gol në gjashtë gjysmëfinale të ndryshme të këtij evenimenti.
Së bashku me mbrojtësin Pepe, Ronaldo është i vetmi që ka zhvilluar të gjitha ndeshjet komplet të këtij sezoni me ekipin Merengues. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!