Lewandowski: Ndeshje e madhe, tash e duam finalen

Unknown | Thursday, April 25, 2013 |


Robert Lewandowski ishte padyshim njeriu i ndeshjes, në fitoren 4:1 të Borussia Dortmundit ndaj Real Madridit. Sulmuesi polak shënoi katër gola, duke qenë protagonist. “Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme, tash duam të shkojmë në finale. Në Madrid duhet ta kemi koncentrimin maksimal dhe ta japim maksimumin. E kemi demonstruar se sa vlejmë. Në Madrid duhet të mbrohemi më shumë, sepse ata në shtëpi vështirë gabojnë. Nuk jemi ende në finale”, deklaroi super Lewandowski. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!