Villa: Torres do të shkëlqejë te Chelsea

dardanmiftari | Monday, February 07, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Barcelonës, David Villa, ka thënë se bashkëkombësi i tij Fernando Torres do ta dëshmojë vlerën e tij me fanellën e Chelseat.
Torres u transferua në Stamford Bridge për shumën prej 50 milionë funtesh, ndërsa në përballjen e parë me ish-skuadrën e tij Liverpool, ai dështoi të linte gjurmë.
“Liverpooli nuk po kalon një vit të mirë. Jam tërësisht i bindur se kalimi tij te Chelsea do të shkojë mirë dhe ai do të jetë i suksesshëm në Londër”.
“Ka qenë shumë vështirë për të, por jam i kënaqur, sepse e di se ai dëshironte të shkojë atje. Ai është shumë i lumtur dhe unë ia dëshiroj gjitha të mirat”, ka thënë Villa për PA.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...