Argjentina mposht Portugalinë

dardanmiftari | Wednesday, February 09, 2011 | 0 Komente

Dy golashënuesit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Argjentina ka arritur që ta mposhtë me vështirësi Portugalinë në miqësoren e zhvilluar në Stade de Geneve me rezultat 2-1, që pa përballë dy prej futbollistëve më të mirë në planetin Tokë, Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon. Angel Di Maria duke shënuar golin. Që nga ky moment më aktiv fillon të bëhet Ronaldo. Pas disa tentimeve, vigani portugez me shpejtësinë e tij arriti ta shfrytëzonte një pasim të Hugo Almeidas për të shënuar golin e barazimit. Në fund të pjesës së parë Ronaldo pati edhe një mundësi tjetër kur me kokë qëlloi shtyllën.Cristiano Ronaldo duke shënuar golin. Pjesa e dytë ishte më monotone, por rivali i Cristiano Ronaldos, Lionel Messi, realizoi nga pika e bardhë e shkaktuar pas një ndërhyrjeje të Coentraos në Zabaletan (90’).Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi
Kjo fitore e Argjentinës nuk kishte karakter tjetër pos prestigjit ashtu si për Portugalinë, ndërsa pos tjerash vlen të përmendet rivaliteti i jashtëzakonshëm i Ronaldos dhe Messit, i cili pritet që të intensifikohet në javët e muajt në vazhdim.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...