Franca e fortë për Brazilin

dardanmiftari | Wednesday, February 09, 2011 | 0 Komente

Karim Benzema Franca ka arritur ta mposhtë Brazilin në duelin e gjigantëve të futbollit botëror të zhvilluar në Stade de France me rezultat minimal 1-0.
Ishte ky një takim i bukur në të cilin nuk u realizuan shumë gola, por ku francezët shkelën brazilianët, në të gjitha aspektet e lojës.
Punët për Brazilin përkeqësohen në fund të pjesës së parë. Nuk e dimë nëse ju kujtohet ndërhyrja e Nigel de Jong në Xabi Alonson. E tillë ishte edhe ajo e Hernanes ndaj Benzemas, por në këtë ndeshje nuk hezitoi ta tregonte kartonin e kuq gjyqtari gjerman Wolfgang Stark (40’).
Në fillim të pjesës së dytë francezët dominuan dhe pas një rezistence heroike nga Selecao, ishte Karim Benzema ai që zhbllokoi rezultatin për të shënuar për 1-0 dhe fitoren e madhe të Francës, gjithë kjo pas një harkimi të ulët në zonë nga Jeremy Menez.
Kjo fitore për Francën pos krenarisë para tifozëve të vet njëkohëisht zyrtarizon ringjalljen e shpejtë të Les Bleus pas tmerrit të përjetuar në Botëror. Brazili nga ana tjetër nuk mund të thuhet se është dobësuar, pasi u paraqit me formacionin e pestë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...