Italia shpëton krenarinë në Dortmund

dardanmiftari | Wednesday, February 09, 2011 | 0 Komente

Thomas Muller dhe Miroslav Klose duke festuar golin Gjermania nuk ka arritur që t’i bëjë ballë Italisë deri në fund të ndeshjes në takimin e zhvilluar në Signal Iduna Park, që përfundoi me një barazim 1-1.
Gjermania në këtë ndeshje nuk kërkoi asgjë tjetër pos fitores, ndërsa Italia u përball me presionin e rikujtimit të gjysmëfinales epike të vitit 2006, në po të njëjtin vend, stadiumin e Dortmundit, Signal Iduna Park.
Gjermanët ishin dominantë në fillim të takimit. Një aksion mirë të nisur nga Mesut Ozil, e dërgoi pranë zonës Thomas Muller, i cili gjen të vetmuar Miroslav Klosen që realizoi për 1-0.
Në pjesën e dytë italianët u përpoqën që me goditje nga distanca të befasojnë Pancerët, por tentimet u treguan të kota. Prandelli bëri një sërë zëvëndësimesh dhe një prej tyre, Giuseppe Rossi, realizoi (84’) për 1-1 dhe barazimin e rezultatit.
Me këtë barazim Gjermania nuk mund të mbetet e kënaqur, përderisa për Italinë ky është rezultat pozitiv marrë parasysh ristrukturimin e reprezentacionit Azzur.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...