Chivu suspendohet katër ndeshje
Mbrojtësi i Interit, Christian Chivu është dënuar me katër ndeshje moslojë, pas goditjes brutale ndaj mbrojtësit të Barit, Marco Rossi.
Ishte Chivu ai që ka kërkuar falje për veprimin e bërë, por përkundër kërkim-faljes, gjykata sportive nuk deshi të dëgjonte dhe e dënoi rumunin për veprimin e cilësuar si jo sportiv. Si pasojë, Chivu pritet të mungojë në ndeshjet ndaj Romës, Juventusit, Fiorentinës dhe Cagliarit.
Interi mposhti Barin në ndeshjen e zhvilluar të enjtën mbrëma me rezultat të lartë prej 3-0.
Category: Futboll
0 Komente