Ottl mezi e pret ndeshjen ndaj Interit
Bayerni i Munichut mund ta ketë humbur finalen e Ligës së Kampionëve vitin e kaluar, por mesfushori i shumëanshëm Andreas Ottl ka kujtime të mira nga Nerazzurët dhe mezi e pret ndeshjen e rrethit të 1/8-ës së finales.
“Unë kam kujtime të mira nga Giuseppe Meazza. Felix Magath ma ofroi debutimin në Ligën e Kampionëve ndaj Interit (një fitore 2-0 në shtator të vitit 2006). Unë kam markuar Figon, ndërsa kam marrë lëvdata pas ndeshjes”.
“Disa muaj më vonë, unë kam pasur edhe një ndeshje të mirë në çerekfinale (2-2 barazim ndaj Milanit), kështu që më pëlqen ai stadium. Ju mezi prisni këto ndeshje. Jam i sigurtë se të dyja ndeshjet do të jenë të zjarrta”, u shpreh Ottl.
Category: Futboll
0 Komente