Reali reagon me fitore

dardanmiftari | Sunday, February 06, 2011 | 0 Komente

Cristiano Ronaldo shënoi dy gola. Në një ndeshje të bukur, Real Madridi e ka mposhtur Real Sociedadin me rezultat 4-1 në kuadër të javës së 22-të në La Liga. Ishte ky një rikthim i mirë i Los Blancos pas humbjes befasuese nga Osasuna në xhiron e kaluar. Ricardo Kaka Vendasit krijuan epërsi të hershme (8’) përmes Ricardo Kaka, i cili me një gjuajtje me të majtën mposhti portierin mysafir.
Lëvizjet e mira të Alonso dhe Kaka, i përmbylli me një gjuajtje fantastike Cristiano Ronaldo, për të dyfishuar epërsinë (21’).Cristiano Ronaldo dhe Mesut Ozil Pa u mbyllur pjesa e parë (42'), krosimin e Mesut Ozil e shfrytëzoi portugezi Ronaldo për të shënuar golin e dytë personal dhe të tretin për Mbretërit.
Në pjesën e dytë, Alvaro Arbeloa ishte pa fat kur goditjen e Tamudos e ndali portieri Casillas, por topi goditi mbrojtësin spanjoll dhe përfundoi në rrjet (72’).
Pas disa rasteve që patën vendasit, i erdhi radha të shënonte edhe transferit të ri, Emmanuel Adebayor, (89’) i cili u asistua nga Angel Di Maria.
Pas kësaj fitoreje, Mbretërit kanë 54 pikë, shtatë më pak se lideri Barcelona.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...