Adriano, marrëveshje me Corinthians

dardanmiftari | Thursday, March 24, 2011 | 0 Komente

Klubi brazilian, Corinthians, ka arritur marrëveshje verbale me ish-sulmuesin e Romës, Adrianon, gjithnjë sipas mediumeve braziliane.
29 vjeçari shkëputi kontratën e tij me Romën më herët gjatë muajit pasi dështoi t’i përmbushë pritjet, ndërsa tani është kthyer në Brazil ku dhe ka gjetur klub të ri.
Lancenet shkruan se Perandori ka arritur marrëveshje me Corinthians për kontratën e tij, duke fituar kështu 234 mijë euro në muaj duke përfshirë këtu edhe një numër klauzolash. Zyrtarizimi i kalimit të tij te Corinthians pritet të bëhet javën e ardhshme.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...