Wenger: Tri javët e fundit në të njëjtën kohë

dardanmiftari | Wednesday, March 23, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, u ka sugjeruar zyrtarëve të Ligës Premier që tri javët e fundit në Ligën Premier të luhen në të njëjtën kohë.
“Mendoj se ata duhet që të vendosin që tri ndeshjet e fundit të luhen në të njëjtën kohë, jo vetëm java e fundit. Ekzistojnë avantazhe dhe disavantazhe nëse luani më vonë se të tjerët. Nëse luani më vonë se rivalët tuaj dhe ata kanë fituar, atëherë jeni në pozitë më të rehatshme”.
“Psikologjikisht kjo është një ngritje dhe është e vërtetë se kjo mund t’i bie ose Unitedit ose Chelseat, por mendoj se do të ishte mirë që asnjë ekipi t’i mos jepej avantazh. Fundjavët ku ju fitoni dhe rivalët humbasin tani janë absolutisht pivotale”, deklaroi Wenger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...