Mourinho: Ronaldo mund të luajë ndaj Tottenhamit

dardanmiftari | Wednesday, March 23, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, shpreson se Cristiano Ronaldo mund të rikthehet nga lëndimi i tij në kofshë për të luajtur në sfidën ndaj Tottenhamit që zhvillohet më 5 prill.
“Ne e kemi ditur se Cristiano Ronaldo po shkon në Portugali vetëm për të kryer testet mjekësore te stafi i kombëtares portugeze, për t’i vërtetuar testet e bëra në Madrid, të cilat ishin mjaft të qarta. Shpresoj se ai do të rikuperohet me kohë për ndeshjen ndaj Tottenhamit”.
“Duke gjykuar nga mentaliteti që ai ka, ne besojmë se ai do të rikthehet, por do të jetë shumë garë e ngushtë me kohën. Një rikthim sikurse ai ndaj Lyonit për t’i ndihmuar ekipit është gjithnjë i mirëseardhur”, u shpreh Mourinho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...