Casillas: Publiku do ta bëjë diferencën
Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, mendon se publiku vendas do të jetë një faktor i rëndësishëm në ndeshjen e sotme të Ligës së Kampionëve përballë Lyonit.
Reali pret gjigantin francez në Bernabeu dhe rezultati 1-1 nga ndeshja e parë favorizon spanjollët për shkak të golit në udhëtim. Për të ruajtur këtë rezultat ose madje edhe për të nxjerrë një fitore, kapiteni i mbretërve shpreson në mbështetjen e fuqishme të publikut.
“Ne e dimë se atmosfera në Ligën e Kampionëve është ndryshe dhe ne kemi nevojë për publikun. Momenti më i mirë që mbaj mend nga Liga e Kampionëve ishte Real Madrid – Bayern në të cilën ne duhej të tejkalonim disavantazhin 2-1”.
“Publiku ishte ai që ndihmoi ekipin të kthehet. Ne kemi nevojë për publikun të na mbështesë. Njerëzit duhet të na ndihmojnë dhe, së bashku, të jemi në çerekfinale”, ka thënë Casillas.
Category: Futboll
0 Komente