Ferguson: Chicharito na ka befasuar

dardanmiftari | Wednesday, March 16, 2011 | 0 Komente

Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se ata janë të befasuar se sa shpejt Javier Hernandez është adaptuar këtë sezon.
Chicharito shënoi të dy golat e fitores 2-1 të United ndaj Marseille në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve.
“Mendoj se të gjithë jemi të befasuar. Kur ne e blemë atë ne menduam se ai do të ketë nevojë për ca kohë për t’u adaptuar mbi të gjitha. Ai është adaptuar në pjesën fizike shumë mirë dhe ai i përballon 90 minuta shumë mirë tash”.
“Kjo na ka dhënë neve opsione të shkëlqyeshme pasi ne shikojmë tre sulmues kryesor në Wayne (Rooney), (Dimitar) Berbatov dhe Hernandez. Me formën e Hernandez kështu si është, ne mund të bëjmë ndërrime tash. Rritmi dhe lëvizjet e Hernandez na ndihmojnë. Ai është një goditje e vërtetë. E patë golin e parë, lëvizja e djaloshit ishte fantastike”, ka thënë Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...