Drogba: Nuk largohem nga Chelsea

dardanmiftari | Thursday, March 17, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, ka thënë se ai nuk ka ndërmend të largohet nga Stamford Bridge, pas transferimit të Fernando Torresit nga Liverpooli, duke këmbëngulur se ai është i lumtur në klub.
“Gjithmonë do të ketë spekulime për të ardhmen time. Unë vazhdoj të them se jam këtu për të dhënë gjithçka dhe është normale që klubi ka transferuar një sulmues tjetër klasi pasi dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve”.
“Është normale që kemi transferuar një lojtar si Torres. Unë dua të them se jam i lumtur këtu dhe prandaj them se jam 100 përqind i përkushtuar ndaj këtij klubi”, deklaroi Drogba.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...