Fabregas: Kam luajtur me dhimbje ndaj Barcës
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregass, ka pranuar se ai ka luajtur me dhimbje ndaj Barcelonës në humbjen prej 3-1 që eliminoi Topçinjt nga Liga e Kampionëve.
“Ishte vërtet keq pasi isha shumë mirë në fillim të takimit. Por pas 15 minutash fillova të ndjej dhimbje dhe e kam ditur se ndeshja përfundoi për mua”.
“Dëshira për të luajtur më lejoi të vazhdoj dhe të luaj me dhimbje, por më është dashur të zëvëndësohem”, ka thënë Cesc për TVE.
Category: Futboll
0 Komente