Ferguson: Na ka munguar Valencia
Sir Alex Ferguson thotë se Manchester United ka ndjerë mungesën e Antonio Valencias gjatë disa muajve të kaluar.
Anësori 25-vjeçar është jashtë fushe që nga shtatori për shkak të një dëmtimi në gju të fituar gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve përballë Rangers.
“Ai ka qenë fantastik sezonin e kaluar, absolutisht i shkëlqyeshëm. Ai ka qenë një nënshkrim i madh, vërtetë. Gjëja më e mirë për të është se ai e merr topin me një fuqi dhe ekuilibër të jashtëzakonshëm. Ai mund ta dërgojë topin deri në fundin tjetër të fushës për ju. Neve na ka munguar ai rritëm dhe nxitim. Edhe pse Nani ia ka dalë për mrekulli – mendoj ka qenë një jashtëzakonshëm këtë sezon – na ka munguar ai”, ka thënë Ferguson.
Përfaqësuesi i kombëtares së Ekuadorit pritej të rikthehet për ndeshjen Kupës FA përballë Arsenalit këtë vikend, pasi u rikthye në stërvitje së fundi, por sipas shkrimeve të fundit të mediave angleze ai nuk do të jetë pjesë e kësaj ndeshjeve.
Category: Futboll
0 Komente