FIFA hulumton montimin e disa ndeshjeve ndërkombëtare
FIFA ka hapur procedura disciplinare kundër zyrtarëve të disa ndeshjeve ndërkombëtare përfshirë atë mes Bolivisë dhe Letonisë, si dhe mes Estonisë dhe Bullgarisë të zhvilluara që të dyja në Turqi muajin e kaluar.
Pas një vlerësimi të plotë të dokumenteve të prezantuara te trupa futbollistike rreth shqetësimeve për montim të ndeshjeve, komiteti disiplinar tash do të nisë hulumtimin.
Më herët FIFA kishte konfirmuar se kishte dyshime për fitoren 2-1 të Bolivisë dhe barazimin 2-2 mes Estonisë dhe Bullgarisë.
Ndeshjet u luajtën njëra pas tjetrës në Antalia, Turqi, më 9 shkurt dhe bastvënësit shprehën shqetësime kur të gjithë shtatë golat u shënuan nga pika e bardhë, një prej të cilëve u humb dhe u urdhërua të ri-gjuhet goditja.
Zyrtarët e përfshirë, hungarez sa i takon përkatësisë nacionale, ishin të njëjtët në të dy ndeshjet ndërsa autoritet hungareze raportuan se ata ishin të kualifikuar vetëm për të drejtuar ndeshje të kategorisë së tretë.
Category: Futboll
0 Komente