Galliani: Na mungoi goli
Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ishte tejet i zhgënjyer me eliminimin e hershëm nga Liga e Kampionëve, pasi skuadra e tij ra pre e Tottenhamit në një barazim 0-0 në White Hart Lane.
“Ne duhet të shikojmë aspektet pozitive të ndeshjes. Gjithë ajo që na mungoi ishte goli. Ne kemi pasur një rast të mrekullueshëm, por topi nuk e kaloi vijën fatale. Ne dominuan në posedim dhe nuk lejuam asnjë goditje në portë. Nuk mund të fajësoj lojtarët e mi”.
“Ne ishim pesë centimetra larg golit. Nuk kishte të bëjë me lodhjen. Jam i kënaqur me paraqitjen. Ne duhet të shfaqim pjekuri dhe ta pranojmë këtë humbje, sidomos kur ndodh në këtë mënyrë”, ka thënë Galliani.
Category: Futboll
0 Komente