Wenger mohon akuzat e UEFA-s
Arsene Wenger ka mohuar akuzat e UEFA-s për sjellje jo të mirë përpara mediave pas komenteve të bëra për gjyqtarin Massimo Busacca, që bëri një varg gabimesh skandaloze në sfidën ndaj Barcelonës.
“Unë mohoj çdo akuzë. Unë nuk kuptoj se nga vijnë ato. Është keq për mua që gjyqtari e përjashtoi Van Persien. Ishte vendim i gabuar. Ndeshja e parë ishte reklamë fantastike për futbollin, ndërsa ndeshja e dytë u shkatërrua. Njerëzit do ta kujtojnë vetëm përjashtimin”.
“Do të ishte mirë për UEFA-n që të ishte pak më racionale, të kërkojë falje për atë që ndodhi dhe të mos akuzojë njerëz që nuk kanë bërë asgjë”, deklaroi Wenger.
Category: Futboll
0 Komente