Hoewedes dhe Boateng në shënjestër të Bayernit

dardanmiftari | Monday, March 28, 2011 | 0 Komente

Jerome Boateng Mbrojtësi i Schalkes, Benedikt Hoewedes dhe mbrojtësi i Manchester Cityt, Jerome Boateng, janë dy emrat e mundshëm që mund të veshin fanellën e Bayern Munichut- raporton Kicker. Javët e fundit kampioni gjerman është lidhur me në numër transferimesh për afatin kalimtar veror. Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, drejtori sportiv Christian Nerlinger tha se gjatë verës klubi bavarez do të transferojë së paku një ose dy mbrojtës. 22-vjeçari Boateng konsiderohet si opsion i mirë pasi mund të luajë në pozita të ndryshme në mbrojtje, ndërkohë Bayerni do ta ketë vështirë tra transferojë 23-vjeçarin Hoewedes, pasi që pritet ‘t’ia rrëmbejë’ Schalkes portierin Manuel Neuer.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...