Përfundon sezoni për Ferdinand?

dardanmiftari | Thursday, March 17, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka konfirmuar se Rio Ferdinand mund të mos luajë më këtë sezon.
Mbrojtësi po ka telashe me lëndimet nga e kaluara, ndërsa tashmë duket të ketë marrë fund sezoni për të. Kapiten i United përkohësisht do të jetë reprezentuesi serb, Nemanja Vidic.
“Rio ka qenë jashtë fushave që disa javë. Ne po e shikojmë situatën si afatshkurtër. Por, ai nuk ka filluar të stërvisë. Ne do të jemi me fat nëse tek në fund do të luajë në disa ndeshje”, u shpreh Ferguson pa e lënë anash edhe suspendimin prej pesë ndeshjesh.
“Kjo është industria e vetme ku nuk mund të shprehesh lirshëm. Sidoqoftë, këtë e kam lënë prapa dhe tani po shikoj përpara. Nuk kam vendosur për të apeluar”, potencoi Fergie.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...