Vilanova: Nuk kemi qenë të qetë

dardanmiftari | Sunday, March 06, 2011 | 0 Komente

Zëvendëstrajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, ka pranuar se fitorja ndaj Zaragozës ishte e vështirë, përderisa mohoi se ekipi i tij nuk shënoi më shumë për shkak se mendoi për Arsenalin.
“Ne nuk kemi menduar për Arsenalin. Gjithë ajo që kemi dashur ka qenë goli i dytë. Ne nuk kemi qenë të relaksuar. Ne mund të shohim rastet se thjeshtë topi nuk deshi të hynte në rrjetë”.
“Ne e dimë se Arsenali do të sulmojë dhe unë mezi e pres atë takim, pasi nëse të dyja ekipet sulmojnë, atëherë kjo neve na përshtatet më shumë. Arsenali nuk besoj se do të mbrohet”, ka thënë Vilanova.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...