Mourinho: Nuk ka favorit në finale

dardanmiftari | Wednesday, April 20, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, beson se që të dyja ekipet, Reali dhe Barca, kanë shanse të barabarta për ta fituar Kupën e Mbretit.
Dy ekipet më të mëdha dhe më të suksesshme evropiane do të përballen në finalen e sotme në Mestalla dhe Mourinho thotë se edhe njëri edhe ekipi tjetër mund ta fitojë trofeun.
“Nuk dua të them diçka të jashtëzakonshme pasi kurrë nuk ka një favorit në finale. Të dyja ekipet kanë shanse të njëjta për të fituar. Shpresoj se do të shohim një ndeshje të bukur dhe se gjithçka në stadium dhe rrugë do të kalojë pa incidente”.
“Këto janë fjalë tipike par një finale, por unë vërtet i besoj ato. Kam luajtur në shumë finale kundër ekipeve të cilat kanë qenë ose inferiore ose më të fuqishme se të miat, por ata të gjithë kanë qenë të ekuilibruar. Është një tendencë natyrale e finaleve”, ka thënë Mourinho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...