Robben i pasigurt rreth të ardhmes me Bayernin

dardanmiftari | Wednesday, April 20, 2011 | 0 Komente

Anësori i Bayern Munichut, Arjen Robben, mbetet i pavendosur rreth të ardhmes së tij me gjigantin gjerman dhe ka refuzuar të zotohet për një qëndrim te klubi aktual.
Holandezi është lidhur së fundmi me një transferim te ndonjëri nga dy gjigantët milanez, Milan dhe Inter, ndërsa mediat gjermane thonë se një largim i tij do të jetë më se i sigurt nëse Bayerni dështon të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
“Asgjë në jetë nuk është e sigurt”, ka thënë Robben gjatë një dreke të martën.
Kontrata e Robben me Bayernin skadon në vitin 2013.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...