Zanetti: Ky është rikthimi ynë

dardanmiftari | Wednesday, April 20, 2011 | 0 Komente

Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, thotë se fitorja 1-0 ndaj Romës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë ka qenë një rikthim në formë nga rezultatet e dobëta së fundi.
Dejan Stankovic shënoi të vetmin gol në ndeshjen në Olimpico në fund të pjesës së parë, për t’i dhënë fitoren e parë në tre ndeshje Interit, pas zhgënjimit dhe eliminimit nga Liga e Kampionëve nga Schalke dhe një disfate tjetër në Serie A nga Parma.
“Është një fitore e rëndësishme në një stadium të vështirë. Ne kalonim në një periudhë të vështirë dhe duhej të përgjigjeshim. Mendoj se sonte luajtëm një ndeshje të shkëlqyeshme kundër një ekipi shumë të talentuar. Kurrë nuk është lehtë të fitosh në Romë”, ka thënë Zanetti.
Ndeshja e dytë gjysmëfinale mes dy ekipeve do të zhvillohet më 11 maj në San Siro.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...