Cassano në radarin e Violas
Antonio Cassano mund të ndërrojë skuadër sërish në fund të këtij sezoni, ndërsa Fiorentina ka shprehur interesim për sulmuesin e Milanit.
Viola është e interesuar që ta freskojë skuadrën gjatë verës, ashtu që, sipas La Repubblica, 28-vjeçari konsiderohet si njeriu i duhur për fazën e sulmit.
Cassano kaloi te Milani gjatë afatit kalimtar të janarit nga Sampdoria, megjithatë ai nuk e ka të sigurt vendin në sulmin e Rossonerëve.
Kjo mund të bëjë që ai të largohet nga San Siro edhe pse kontrata e tij është valide deri në vitin 2014.
Category: Futboll
0 Komente