Cana: Shqiptaro-zviceranët sot janë kundërshtarë

dardanmiftari | Tuesday, September 11, 2012 | 0 Komente

Lorik Cana thotë se pavarësisht se janë shqiptarë të Kosovës, lojtarët të cilët aktivizohen për Zvicër sot për sot janë kundërshtarë dhe jo miq.

“Sigurisht, do të doja që ata lojtarë të ishin pjesë e ekipit tonë, por tani i kemi kundërshtarë dhe nuk mund t’i quajmë ndryshe. Në këto kushte, kosovarët që luajnë për Zvicrën i shikojmë thjesht si kundërshtarë, prandaj do të përpiqemi që të mos ndikohemi nga zgjedhja e tyre”.

“Ndeshjen nuk mund ta shikojmë si hakmarrje ndaj këtyre futbollistëve, por do të luajmë dhe do mundohemi t’i mposhtim ata. Ajo çfarë është e rëndësishme ka të bëjë me faktin se në Luzern do të kemi mbështetjen e tifozerisë, e cila parashikohet të jetë e shumtë”, ka thënë Cana, përcjellin mediat shqiptare.

Në vijim Cana i ka bërë thirrje skuadrës që të angazhohet 100% për këtë ndeshje.

“Duhet të jemi gjatë gjithë 90 minutave të kujdesshëm, pasi kundërshtari është i një niveli të lartë dhe mund të na ndëshkojë atëherë kur nuk e presim. Pavarësisht se Zvicra është një skuadër e madhe, ne kemi besim se do të luajmë një ndeshje dinjitoze. Do të bëjmë të pamundurën për të marrë një rezultat pozitiv”, ka shtuar kapiteni i kuqezinjve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...