Kukeli: Zvicra favorite

dardanmiftari | Tuesday, September 11, 2012 | 0 Komente

Kosovari më i ri i përfaqësueses kuqezi në futboll, Burim Kukeli, thotë se Zvicra do të jetë favorite për ta fituar takimin e sotëm, por edhe grupin.

Shqipëria sonte udhëton në Luzern për t’u përballur me Zvicrën në kuadër të grupit D kualifikues për Botërorin 2014.

“Zvicra është favorite për të fituar jo vetëm këtë ndeshje, por në përgjithësi në këtë grup. Ne jemi të vetëdijshëm se në Luzern do të jetë një betejë e vështirë. Por le të shikojmë me besim dhe pasion në lojë sepse me zemër mund të mposhtim çdo kundërshtar të këtij grupi”, ka thënë Kukeli.

Futbollisti kosovar, i cili debutoi në fitoren 3-1 ndaj Qipros, është shprehur i ngazëllyer që ka zgjedhur të veshë fanellën kuqezi, edhe pse është rritur në Zvicër, dhe më shumë se katër vite ka luajtur pikërisht në Luzern, ku do të zhvillohet takimi i sotëm.

“Ka shumë lojtarë të kombeve të ndryshme që kanë bërë të tilla zgjedhje. Zgjedhja e kombëtares së Zvicrës ishte e drejtë e tyre, andaj duhet të pranohet dhe respektohet”, ka shtuar mesfushori i Zurichut.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...