Beckham ta blejë Malagan?
Legjenda e Manchester United dhe Real Madrid, David Beckham, është duke u lidhur me një blerje të aksioneve të Malagas.
Los Angeles Times shkruan se Beckham dhe Alexi Lalas synojnë ta blejnë klubin spanjoll në krizë.
Një shkëmbim aksionesh është duke u diskutuar në mes të grupit Beckham/Lalas dhe pronarit aktual të Malagas, Sheikh Abdullah Al-Thani, i cili nuk po arrin t’i mbajë financat e klubit.
Nëse do të mbyllen me sukses negociatat, futbollisti i LA Galaxy, Beckham, do të merrte 75 për qind të Malagas.
Category: Futboll
0 Komente