Karanka: Të gjithë e kanë parë Busquetsin

dardanmiftari | Sunday, May 15, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Aitor Karanka ka mbështetur klubin për raportimin e bërë ndaj Sergio Busquetsit, duke thënë se të gjithë kanë parë se çfarë bëri mesfushori i Barcelonës në ndeshjet ndaj Realit.
“Pikëpamja ime është e njëjtë me atë të klubit. Në asnjë moment Real Madridi nuk e ka fyer ndonjë lojtar. Ekziston një video e cila e shfaq sjelljen jo sportive të Barcelonës dhe tani UEFA e ka hapur rastin ndaj tij. Të gjithë kanë parë çfarë bëri ai”.
“Unë e kam thënë se çfarë ndodh në fushë duhet të qëndrojë aty. Sidoqoftë, nëse ekziston diçka raciste, atëherë nuk mund të bëj asgjë”, potencoi Karanka

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...