Shkarkohet Ancelotti
Carlo Ancelotti nuk është më trajner i skuadrës së Chelseat- thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga Blutë.
Pas një sezoni zhgënjyes, drejtuesit e klubit vendosën që t’i ndajnë rrugët me trajnerin italian.
“Klubi futbollistik Chelsea konfirmon se nga sot (e diel) klubi e ka ndërprerë bashkëpunimin me Carlo Ancelottin”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Chelsea.
Blutë e kanë falënderuar trajnerin për punën e deritashme, mirëpo kanë shpjeguar se mossuksesi i skuadrës i ka detyruar ata që ta shkarkojnë Ancelottin.
Category: Futboll
0 Komente