United kampion i Anglisë
Manchester United edhe zyrtarisht është kampion i Anglisë, pasi ka arritur ta marrë pikën që ia siguroi titullin ndaj Blackburnit në transfertë me barazimin prej 1-1.
Blackburn kaloi në epërsi në minutën e 20’, duke shënuar për 1-0 dhe pjesa e parë përfundon me këto shifra.
Në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 78’, Javier Chicharito faulohet në zonë dhe përgjegjësinë nga pika e bardhë e merr Wayne Rooney, i cili shënon saktë duke i dhuruar një pikë Manchester United, pikë e mjaftueshme për ta fituar titullin e nëntëmbëdhjetë.
Category: Futboll
0 Komente