190 milionë euro transferime për Juventusin

dardanmiftari | Thursday, June 23, 2011 | 0 Komente

Menaxheri gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta Juventusi është i gatshëm t’i ofrojë trajnerit Antonio Conte dhe menaxherit gjeneral, Beppe Marotta, një buxhet transferues prej plot 190 milionë euro.
Tuttosport shkruan se bordi i Juventusit takohet sot dhe pritet të miratojë propozimin e klubit për të pasur 120 milionë euro në dispozicion për nënshkrime të reja, plus 70 milionë të tjera të cilat do të merren si huazim nga Exor.

Andrea Agnelli, presidenti i Juventusit, tashmë ka bindur sponsorin e klubit, Exor, të bëjë të mundur këtë huazim.

Paratë e reja do t’i lejojnë Juves të transferojë sulmuesin e Atletico Madrid, Sergio Aguero, si dhe transferimet tjera të vëna si cak për këtë afat kalimtar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...