Altintop i nënshtrohet operimit në shpinë

dardanmiftari | Friday, June 24, 2011 | 0 Komente

Real Madridi nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Hamit Altintop për fillimin sezonit 2011/12, pasi turku pritet t’i nënshtrohet një operacioni për probleme në shpinë.
Me anë të një deklarate në faqen zyrtare të klubit bëhet e ditur se Altintop do t’i nënshtrohet operimit të hënën më 27 qershor në Gjermani për të rregulluar problemin.

Lëndimi ishte diagnostikuar pasi lojtari kishte përjetuar disa dhimbje dhe pasi trajtimi tradicional dështoi të japë efekte pozitive. Mjekët e Real Madridit kishin rekomanduar që operimi të ndodhë gjatë pauzës verore të lojtarit.

Ende nuk dihet se sa kohë do të qëndrojë Altintop jashtë fushe për shkak të lëndimit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...