Fabregas: Jam i lumtur këtu ku jam

dardanmiftari | Wednesday, June 15, 2011 | 0 Komente

Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, gjatë një përballje me gazetarët në një ngjarje promovuese, ka thënë se ai është i lumtur aty ku është.
Mesfushori spanjoll mbetet me shpresa se Topçinjtë do t’i japin fund gjashtë viteve pa trofe, por nuk ka folur në lidhje me spekulimet e vazhdueshme që e lidhin atë me një transferim në Camp Nou.
“Një lojtar i cili nuk është i frustruar që nuk fiton tituj ose e gënjen veten ose i mungojnë ambiciet. Aty ka një ekip të mirë dhe menaxher të mirë dhe aty është një prej bazave më të besueshme të fansave në Evropë. Me to besoj se ne mund të bëjmë progres dhe një ditë të fitojmë një trofe të rëndësishëm”, ka thënë mesfushori.
“Unë jam lojtar i Arsenalit. Kam qenë shumë i lumtur për tetë vite dhe jam shumë i lumtur tash. Nuk mendoj për futboll për momentin, vetëm për pushimet e mia. Ende nuk ka asgjë vendim. E vërteta është se kjo nuk varet nga lojtari dhe për momentin nuk di asgjë“.
“Është bosi [Wenger], ai i cili merr vendimet. Duhet ta pyesni atë. Unë isha i lënduar në fund të sezonit dhe nuk e kam parë atë për tashmë gjashtë javë. Jam shumë i lumtur ku jam. Gjithçka tjetër do të ishte spekulim i pavërtetë. Ju kurrë nuk duhet të thoni kurrë në jetë, pasi aq shumë gjëra ndodhin të cilat kurrë nuk mund t’i parashikoni”, ka shtuar Cesc.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...