Guus Hiddink nuk do ta lë Turqinë
Agjenti i përzgjedhësit të Turqisë, Guus Hiddink, ka thënë se holandezi nuk do ta lë Turqinë për të marrë nën drejtim Chelsean.
“Unë vërtet nuk e kam idenë. Kontrata është me Federatën Turke të Futbollit (TFF) dhe jo individualisht me presidentin. Guus është dikush që mund t’i pranojë faktet e jetës”, deklaroi Van Nieuwenhuizen, agjenti i Hiddink.
Të martën presidenti i TFF, Mahmut Ozgener kishte dhënë dorëheqjen nga posti i tij dhe kështu ishin zgjuar spekulimet se kjo ndodhi për shkak se Hiddink ka firmosur me Chelsean.
Category: Futboll
0 Komente