McGuigan: Haye do ta nokautojë Klitschkon

dardanmiftari | Tuesday, June 28, 2011 | 0 Komente

Ish-kampioni i botës në boks (në kategorinë “featherweight”), Barry McGuigan, ka thënë se është i bindur që David Haye do ta nokautojë Wladimir Klitschkon në përballjen e madhe të të shtunës mbrëma.
McGuigan ka thënë se 90 për qind e njerëzve të boksit mendojnë se kampioni i IBF dhe WBO, Klitschko, do të fitojë, mirëpo, sipas tij, është fuqia goditëse e Haye ajo që do të triumfojë.

Wladimir dhe vëllai i tij më i vjetër Vitaly, i cili mban shiritin e kampionit në kategorinë WBC, gjatë dy viteve të kaluara kanë qenë në plan të ndeshen dy herë me Haye, por të dy herët ndeshjet ishin anuluar, pasi ata kishin dështuar të arrijnë marrëveshje rreth detajeve për ndeshjen aq shumë të pritur.

Mirëpo, tashmë është gjithçka gati që të shtunën (2 korrik) në Imtech Arena në Hamburg të shohim se kush është më i fortë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...