Pato mund të bëhet Ronaldo i ri

dardanmiftari | Tuesday, June 28, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Brazilit, Mano Menezes, beson se sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, ka kualitetet për t’u bërë Ronaldo i ri.
21-vjeçari është pjesë e përfaqësueses së Brazilit që po garon në Kupën e Amerikës, ndërsa trajneri pret që Pato të shkëlqejë sikurse legjenda braziliane që fitoi dy Kupa të Botës.

“Tifozët gjithmonë dëshirojnë të shohin dikë që do t’i zëvendësojë idhujt e tyre të mëparshëm dhe tash ata duan që Pato të bëhet një Ronaldo ose Romario”.

“Unë kam kërkuar durim, sepse mendoj se Pato ka karakteristikat e duhura për ta zënë atë vend”.

“Njerëzit vazhdimisht flasin për Neymarin, por Pato ka kualitetet për t’u bërë lojtari që të gjithë ne duam që ai të bëhet”, ka thënë Menezes për La Repubblica.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...