Messi shkëlqen në lojëra të mëdha, Ronaldo jo

dardanmiftari | Tuesday, June 28, 2011 | 0 Komente

Mesfushori i Besiktasit, Guti, ka deklaruar se Cristiano Ronaldo nuk shkëlqen në ndeshjet e mëdha sikurse bën superylli i Barcelonës, Lionel Messi.
“Ai (Ronaldo) është lojtar i madh dhe ka qenë vendimtar në shumë ndeshje. Megjithatë, çfarë ndodh në ndeshjet e mëdha është se ai dështon të shfaqë formë të mirë- diçka që Lionel Messi e ka bërë për Barcelonën”.

“Yjet e vërtetë janë ata lojtarë që shkëlqejnë në momente të mëdha”, ka thënë Guti për Punto Pelota.

Ish-lojtari i Real Madridit, ka thënë se Barca vazhdon të jetë skuadër më e mirë se Reali, ndërsa e ka kritikuar Jose Mourinhon për mospërfshirjen e lojtarëve nga akademia në skuadër.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...