Ultimatumi i Sanchez: Vetëm Barca!

dardanmiftari | Tuesday, June 28, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Udineses, Alexis Sanchez, ia ka bërë të qartë klubit të tij se ai nuk është i interesuar të kalojë në Ligën Premier, por vetëm te Barcelona.
22-vjeçari është i kërkuar nga shumë skuadra, ndërsa më të zëshme janë Barcelona dhe Manchester City që ka ofruar më shumë.

Mirëpo, kiliani ëndërron të luajë për Blaugranët dhe nuk dëshiron ta humbë këtë rast duke u transferuar në Angli.

“Ose është Barcelona, ose do të qëndroj (te Udinese)”, ka thënë Sanchez, ndërsa citon El Mundo Deportivo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...