Pastore te ndonjë klub anglez apo spanjoll

dardanmiftari | Friday, June 24, 2011 | 0 Komente

Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, ka thënë se Javier Pastore sipas të gjitha gjasave do të shkojë te ndonjë klub spanjoll apo anglez, për shkak se këto klube kanë mbështetje të fortë financiare.

“Unë kam biseduar me agjentin e tij të mërkurën dhe janë gjashtë ose shtatë klube të interesuara për të, disa prej tyre kanë përkrahjen e sheikëve”.


“Ai është i destinuar për ndonjë klub të madh dhe mendoj se në fund ai do të shkojë në Angli ose Spanjë. Roma nuk është e interesuar pasi nuk mund ta shpenzojë gjithë buxhetin në një lojtar”, tha Zamparini.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...