Shaqiri, rrugës së Messi-t (Video)

dardanmiftari | Wednesday, June 15, 2011 | 0 Komente

Xherdan Shaqiri Goli i tij është vlerësuar si më i mirë nëpër turnetë e të rinjve, kurse më së gjati në analizë ndalet gjiganti evropian televiziv, Eurosport.Mediat në krejt botën i kanë thurur vargje lavdie talentit të jashtëzakonshëm kosovar, Xherdan Shaqiri që e fitoi ndeshjen me Zvicrën. Goli i tij është vlerësuar si më i mirë nëpër turnetë e të rinjve, kurse më së gjati në analizë ndalet gjiganti evropian televiziv, Eurosport. SportiSot ua sjell një pjesë të vlerësimit që Eurosport i bën njeriut tonë. "Dy tinejxherët më të mirë mesfushorë të Evropës zbritën në fushë me numrat 10, kur Danimarka luajti me Zvicrën të shtunën në mbrëmje. Ishte duel ndërmjet Christian Eriksenit dhe Xherdan Shaqirit, që ky i fundit e fitoi pa asnjë problem.19-vjeçari e përforcoi imazhin e tij impresiv me performancë të klasit të lartë në fitoren 1:0. Goli i tij në minutën e 48 ishte vepër arti. Shaqiri dha shenja të Lionel Messi kur e mori topin në mesfushë 35 metra larg portës, kaloi sukessshëm disa fanella tq kuqe dhe gjuajti një pjesën e epërme të largët të portës. Ishte një gol i nivelit që nuk shihet në kampionatet U 21.Ylli i FC Baselit tashmë është krahasuar me rumunin e madh, Gheorghe Hagi, dhe edhe pse është krahasim frikësues, është i drejtë. Ai asnjëherë nuk ka frikë që të gjuajë nga distanca, por e shtuna tregoi se në këtë aspekt i duhet të punojë edhe pak. Shaqiri posedon aftësi edhe për të papritura: një pasim me pjesën e prapme, kthim prapa lehtë apo mbajtje e rehatshme e topit. Edhe pse mbetet pak egoist në posedim të topit, performance e të shtunës konfirmoi se po shohim zhvillimin e një talenti të madh evropian.
Vlerësimi:
Kreativiteti: 8/10
Pasimi: 8/10
Gjuajtjet: 7/10
Teknika : 9/10
Vizioni: 8/10

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...