Suarez do të largohet nga Barca

dardanmiftari | Wednesday, June 15, 2011 | 0 Komente

Anësori i Barcelonës, Jeffren Suarez, thotë se ai mund të largohet nga Nou Camp gjatë afatit kalimtar veror.
Me edhe një vit të mbetur në kontratën e tij, Jeffren është lidhur me një transferim te Liverpool, Arsenal dhe Roma.

“Nëse jam i sinqertë, herën e parë ishte qesharake ta shoh veten në gazeta çdo ditë. Për momentin nuk e lexoj shtypin pasi e vetmja gjë e rëndësishme është ekipi spanjoll [U21]. E ardhmja ime do të vendoset kur të kthehem te Barcelona në fund të garës”.

“E di se është vështirë për lojtarët në pozitën time t’ia dalin te Barcelona. Nëse është shumë e komplikuar atëherë do të largohem”, ka thënë Jeffren.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...