Thiago Silva me anë të Barcës kërkon rritje të pagës

dardanmiftari | Wednesday, June 15, 2011 | 0 Komente

Thiago Silva nuk dëshiron të largohet nga Milani, por tratativat e fundit të tij me Barcelonën ai dëshiron t’i shfrytëzojë për ta detyruar klubin t’i ofrojë atij një kontratë më të mirë.
Ishte vet mbrojtësi që pohoi kontaktin me Blaugranët gjatë një emisioni në një televizion brazilian dhe megjithëse një transferim te Barcelona duket utopi, mbrojtësi dëshiron t’i shfrytëzojë këto relacione për t’ia rritur vetes pagën.

“Thiago Silva nuk është në shitje. Ai dëshiron pagë më të mirë dhe si zakonisht që ndodh, ai do të kërcënojë me largim drejt Barcelonës, por Milani e konsideron atë të pa shitshëm. Ai ka thënë çfarë ka thënë në mënyrë që të përfitojë pagë më të mirë”.

“Kontrata e tij skadon në vitin 2016, por nuk do të jetë befasi nëse brenda disa muajve ri negociohet paga e tij. Por, sot në botën e futbollit nuk është asgjë e pa mundur dhe i tillë është edhe transferimi i Thiago Silvas te Barcelona. Nuk besoj se Barcelona do të vijë me një ofertë prej 50-60 milionë eurosh për të”, theksoi një burim për Goal.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...